Vendosni fjalën kyçe....

Basha President? Përgjigjet Gjiknuri: Diversion i brendshëm i PD-së


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri në një intervistë për Report TV deklaroi se emri i Lulzim Bashës nuk është opsion për kandidat të Presidentit të Republikës.

Gjiknuri theksoi se emri i tij doli si diversion brenda Partisë Demokratike.

Sekretari i PS-së theksoi se me emrin e Presidentit nuk do bëhet më eksperiment që sipas tij Meta ka qenë dështim.

“Tani kjo e Bashës e ka gjetur përgjigjen. Ka qenë më shumë një diversion brenda PD-së. Ne s’do të bëjmë eksperimente me figura që dështuan me një drejtim të politikës dhe mendojnë se do të gjejnë presidencën për platformë tjetër politike. Ne duam të evitojmë atë që patëm me Ilir Metën i cili mbase me dy mendje apo me gjysmë zemre la drejtimin e LSI, dhe u fut në presidencë dhe atje e ktheu presidencën në një platformë politike të tijën dhe një instrument për ta përdorur në interes të opozitës. Presidenti duhet të jetë kundërshtar I partive, ai s’duhet të përfshihet fare në politikën e ditës, por të respektojë vetëm Kushtetutën”, u shpreh Gjiknuri.