Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Urgjencën e QSUT-së mbrëmjen e kaluar, ku një vajzë e re është paraqitur me dhimbje të forta të barkut dhe ka sjellë në jetë një fëmijë në tualetin e Urgjencës.
Lajmi është bërë publik nga Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë. Sipas njoftimit, e reja është dërguar në urgjencë në orën 02:00 të mëngjesit të sotëm për shkak të dhimbjeve të forta të barkut.
Ajo është pritur nga stafi i Urgjencës dhe më pas ka kërkuar të shkojë në tualet. Sapo ka hyrë në ambientet e tualetit për shkak të krizave që kishte, e reja ka sjellë në jetë foshnjën e saj. Më pas stafi i Urgjencës i ka ardhur në ndihmë nënës dhe foshnjës, të cilët tanimë janë transferuar në maternitet.
“Nuk kishte ndodhur më parë në vend që të paraqitesh në Urgjencë për dhimbje barku dhe të lindësh në tualet.
Burime për Shoqatën e Infermierëve tregojnë që mbrëmjen e djeshme rreth orës 02:00 të mëngjesit është paraqitur në Urgjencën e sëmundjeve të brendshme e cila tashmë konsiderohet dhe si Urgjenca Polivalente që pret të gjitha llojet e Urgjencave dhe pas triazhit çdo pacient dërgohet në specialitetin që ka nevojë për shërbim.
E reja është paraqitur në Urgjencë duke referuar me dhimbje të forta barku dhe pasi është pritur nga stafi i urgjencës nga ana e vajzës është kërkuar të shkojë në tualet.
Sapo ajo ka shkuar në tualet dhe për shkak të krizave që kishte rezulton që ajo ishte shtatzënë dhe ka lindur pikërisht në tualetin e Urgjencës së QSUT ku pasi mori ndihmën e nevojshme u shoqërua në maternitet ku mori ndihmën dhe shërbimin e nevojshëm.
Urime të përzemërta të gjithë stafit të Urgjencës të cilët ishin prezent dhe asistuan duke ndihmuar të renë e cila tashmë gëzon shëndet të mirë.”– thuhet në njoftimin e Shoqatës së Infermierëve të Shqipërisë.