Vendosni fjalën kyçe....

Ish-kryeministri: Basha shkon në takime dhe u thotë durim se do arrestohet Berisha


Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë për Syri Tv komentoi takimet e Lulzim Bashës pas dorëheqjes.

Berisha tha se Basha shkon në takime dhe u thotë që të kenë durim derisa të arrestohet ai (Berisha).

“Ky që kalon nga mbledhja në mbledhje, me ato foltoret e mbyllura dhe u thotë: “Durim se do arrestohet Berisha”. Ka që nga shtatori gjer sot që e ka këtë gjë. Çfarë sheh Rama sot, sheh fatin e Bashës, ndaj dhe thotë “Ssss kape” por është i pashpresë, sepse afera e inceneratorëve dhe të garantoj se ka afera në potencial edhe më të mëdha. Nuk mund të dalë prej atyre Edi Rama. Unë nuk i kam gjë Lulzim Bashës, asgjë veçse çfarë thotë dosja, as Toyota Yaris, as atë të Nick Muzin. Por ato janë në hetim”, u shpreh Berisha.