Vendosni fjalën kyçe....

Kapen 2.9 ton kokainë brenda peshkarexhës, policia spanjolle shfaq pamjet e operacionit në det (Video)


Policia spanjolle ka publikuar pamjet e operacionit në det për kapjen e një sasie prej 2.9 tonelatash kokainë.

Droga u gjet në një peshkarekë peshkimi në Ishujt Kanarie ndërsa lënda narkotike ishte fshehur në një nga rezervuarët e saj të karburantit.

Peshkarexha u ndalua më 13 prill nga një patrullë e Rojes Bregdetare Spanjolle rreth 300 milje detare në jug të arkipelagut spanjoll, teksa u përpoq të kalonte nëzonë.

Vlerësohet se kokaina e konfiskuar kishte një vlerë në treg rreth 72 milionë euro.

Varka u kthye në Gran Canaria të shtunën dhe pesë të arrestuarit u shoqëruan në Portin e Las Palmas dhe u lanë në paraburgim.

Një zëdhënës i Gardës Civile tha: “Kur hipëm, oficerët vunë re se varka e peshkimit po transportonte një numër të konsiderueshëm pajisjesh që zakonisht përdoren për trafikun e kokainës. Pesë anëtarët e ekuipazhit të varkës, katër me kombësi turke dhe një shtetas gjeorgjian, u arrestuan menjëherë.”

Policia publikoi pamjet e operacionit të dielën më 17 prill, duke treguar oficerët e doganës që e ndjekinme një gomone peshkarexhën përpara se të hipnin në anije dhe të zbulonin sasinë e drogës.