Një 30-vjeçar në Korçë është arrestuar mbrëmjen e djeshme pasi akuzohet për kanosje, armëmbajtje pa leje e plagosje të lehtë me dashje.
Në pranga ka rënë i riu me iniciale A.M. banues në fshatin Dvoran.
Ai dyshohet se pas një sherri për motive të dobëta ka kanosur e më pas goditur në kokë me qytën e pistoletës 29-vjeçarin me iniciale B.H.
Pas kontrollit në çantën e dorës atij iu gjetën edhe pesë fishekë pistolete, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.