Vendosni fjalën kyçe....

Kremlini kritikon qasjen e Ukrainës ndaj bisedimeve të paqes: Shpesh ndryshon qëndrim


Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka kritikuar qasjen e Ukrainës ndaj bisedimeve të paqes.

“Kontaktet vazhdojnë në nivel ekspertësh në kuadër të procesit të negociatave. Fatkeqësisht, pala ukrainase nuk është konsistente për sa i përket pikave për të cilat është rënë dakord. Ajo shpesh po ndryshon pozicionin e saj dhe tendenca e procesit të negociatave lë shumë për të dëshiruar.”– tha Peskov në një konferencë për mediat sipas “The Guardian”.

Peskov tha gjithashtu gjatë telefonatës se kishte ende kohë që vendet e ashtuquajtura “jomiqësore” të kryenin pagesat për gazin në rubla. Ai nuk pranoi të specifikojë se sa vende kishin rënë dakord për ta bërë këtë. Në fund të marsit, presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një dekret që kërkon që blerësit e huaj të paguajnë për gazin në monedhën ruse ose përndryshe t’u ndërpritet furnizimi.