Vendosni fjalën kyçe....

Kuko: Presidenti do jetë figurë përbashkuese, qytetarët mund të propozojnë emra


Sekretarja për Marrëdhëniet me Jashtë në Partinë Socialiste, Romina Kuko në një intervistë për MCN TV foli për procesin e nisur nga selia rozë për zgjedhjen e Presidentit.

Kuko tha se edhe qytetarët mund të bëjnë propozime për kandidatë për President. Konsultime për Presidentin do ketë edhe me shoqërinë civile, tha më tej Kuko.

Më tej Zëvendësministrja e Brendshme tha se personalisht ka tre emra për Presidentin dhe identikitin e tij Kreut të Shtetit që sipas Kukos duhet të jetë “figurë përbashkuese, dinjitoze dhe që i jep qetësi dhe dinjitet institucionit”.

“Kushdo qytetar që ka një propozim mund të shkruaj tek adresa email grupips@parlament.al. Do të kemi konsultim edhe me shoqërinë civile.

Do të jetë një proces gjithëpërfshirës, lajmi është që na ndan nga e shkuara me një proces hermetik për zgjedhjen e kreut të shtetit me një President mbi palët. Kam më shumë se tre emra dhe në mendje kam identikitin se si duhet të jetë Presidenti, një figurë përbashkuese, dinjitoze e cila ka në zemër interesin më të lartë të qytetarëve nuk ka rëndësi nëse do të jetë grua apo burrë. Ajo që qytetarët duan në Presidencë është dikush mbi palët që i jep qetësi dhe dinjitet institucionit.

Kam kolege të mrekullueshme dhe dinjitoze që e kanë treguar ndër vite se kanë shërbyer me devotshmëri dhe mund të jenë të denja”-deklaroi Kuko.