Vendosni fjalën kyçe....

Pas hekurave për inceneratorët, Alqi Bllako kërkon lirinë


Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako kërkon lirimin nga burg. Sipas “News 24”, ai ka depozituar sot në Apelin e GJKKO kërkesën për ndryshimin e masës së arrestit.

Ish-zyrtari u arrestua pasi akuzohet se ka përfituar 15 milionë lekë për shkak të shkeljeve për Inceneratorin e Fierit.

Bllako pretendon se nuk ka prova që të tregojnë se është i rrezikshëm për një masë sigurie ekstreme si ajo e “arrestit me burg”. Pritet caktimi me short i trupës gjykuese në Apel.

Ish-deputeti socialist u akuzua si i përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit dhe akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre dhe korrupsion.