Vendosni fjalën kyçe....

Përleshjet anti-Kuran, policia suedeze arreston 26 persona


Policia suedeze arrestoi 26 persona pas përleshjeve të fundjavës mes policisë dhe protestuesve që u mblodhën kundër planeve të një grupi të ekstremit të djathtë për të djegur kopje të Kuranit, tha policia të hënën.

Tetë persona u arrestuan në qytetin e Norrkoping dhe 18 persona u arrestuan në qytetin fqinj të Linkoping, tha policia në një deklaratë.

Të dielën, përleshjet shpërthyen në të dy qytetet gjatë mitingjeve të grupit anti-emigracion dhe anti-islamik Hard Line, i udhëhequr nga politikani danezo-suedez Rasmus Paludan.

Policia tha se oficerët plagosën tre persona pasi qëlluan të shtëna paralajmëruese gjatë përleshjeve të së dielës.

Tre të plagosurit janë arrestuar, tha policia, duke shtuar se gjendja e tyre nuk dihet. Përplasjet e së dielës në Norrkoping ishin të dytat atje në katër ditë.

Të dielën, ata u mblodhën sërish për të protestuar në një tjetër tubim, të cilin në fund Paludani e braktisi.

Përleshjet me policinë kanë shpërthyer gjatë protestave kundër grupit që nga mbrëmja e së enjtes, duke filluar në qytetet Linkoping dhe Norrkoping.

Ato u përhapën në qytetin e Malmos, ku një shkollë u dogj gjatë natës së dytë të trazirave të shtunë-të dielë.