Kryeministri ukrainas Volodymyr Zelensky ka dorëzuar sot formularin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Siç ka bërë me dije shërbimi për shtyp i Zyrës së Presidentit, Zelensky ia ka dorëzuar formularin shefit të Delegacionit të BE-së në Ukrainë, Matti Maasikas.
“Dua t’ju falënderoj për këtë takim të rëndësishëm. Sot është një nga etapat për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian, aspirata për të cilën populli ynë po përpiqet dhe lufton.”– tha presidenti ukrainas për Ukrinform.
Zelensky vuri në dukje se lëvizja e Ukrainës drejt BE-së po ndodh në një kohë shumë tragjike kur shumë ukrainas që shpallin vlerat evropiane humbin jetën. Sipas tij, populli i Ukrainës është i bashkuar nga ky synim – të ndihet i barabartë, të ndihet pjesë e Evropës, pjesë e BE-së.
“Ne besojmë se do të fitojmë mbështetje dhe do të bëhemi kandidat për anëtarësim. Më pas do të fillojë faza tjetër, finale. Ne besojmë fuqimisht se kjo procedurë do të ndodhë në javët në vijim dhe se do të jetë pozitive për historinë e popullit tonë, duke pasur parasysh çmimin që kanë paguar në rrugën drejt pavarësisë dhe demokracisë.”– tha Zelensky.
Shefi i Delegacionit të BE-së në Ukrainë vuri në dukje se ai gjithashtu ndihet pjesë e ekipit që po punon për marrjen e statusit të Ukrainës si vend kandidat për anëtarësim në BE. Ai vuri në dukje se ky proces po zhvillohet në një situatë shumë të vështirë për Ukrainën, por të gjithë e ndjejnë rëndësinë e këtij momenti. Sipas Maasikas, pyetësori i Ukrainës do të analizohet shumë shpejt.