Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet franceze ‘bëhen leshtore’ – Macron përpiqet të joshë votuesit me fotot ‘e pazakonta’


Fotografi zyrtar i Emmanuel Macron ka publikuar një seri fotosh nga prapaskenat përpara raundit të dytë të votimit për zgjedhjet presidenciale. Macron mund të shihet në një fotografi me një këmishë të zbërthyer, me gjoksin e tij së bashku me qimet e dukshme përballë kamerës.

Pamjet ‘e rastësishme’ të presidentit francez e shfaqin atë të ulur në një divan dhe krahun tjetër me një mëngë pak të mbështjellë.

Në fotot e shfaqura, presidenti francez ka një ngjashmëri me aktorin e ‘Bond’ Sean Connery dhe aktorin e njohur Burt Reynolds, të dy të njohur për qimet e dendura në gjoks.

Përdoruesit e mediave sociale e krahasuan gjithashtu kryeministrin francez me tenistin Roger Federer.

Macron po kandidon duke shpresuar të mundë politikanen e ekstremit të djathtë Marine Le Pen në zgjedhje.

Për ta bërë këtë, atij do t’i duhet të marrë edhe mbështetjen e të rinjve, të cilët çuditërisht janë shprehur pro kandidates tjetër Marine Le Pen.

Me 12 kandidatë në raundin e parë që tashmë kanë mbetur vetëm dy, ata duhet të kërkojnë të bindin votuesit që në raundin e parë votuan për të tjerë kandidatë.

Në zgjedhjet e kaluara në nivel kombëtar, rajonal dhe bashkiak, votuesit e majtë dhe të djathtë janë bashkuar historikisht për të bllokuar të djathtën ekstreme që të vijë në pushtet, një fenomen i njohur si ‘fronti republikan’.

Analistët thonë se vota e krahut të majtë ka të ngjarë të ndahet, me një të tretën për Macron, një të tretën për Le Pen dhe një të tretën në abstenim.

Dyshja ballë për ballë është një përsëritje e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2017, kur rezultatet e raundit të parë ishin 24.01 për qind për Macron dhe 21.03 për qind për Le Pen.

Macron më pas e mundi Le Pen në raundin e dytë me 66 për qind të votave.