Kreu i grupit parlamentar të PS-së Balla ka njoftuar se ditën e nesërme do ketë këshillim me shoqërinë civile për emrat e kandidatëve për president të Shqipërisë.
Ai tha se deri në fund të majit do duhet të përfundojnë procedurat parlamentare për kreun e ri të shtetit.
Po kështu Balla theksoi se sot deputetët e PS-së do nxjerrin emrat e kandidatëve për president që dalin nga selia rozë.
“Emri i presidentit të ri do këshillohet edhe me publikun dhe pason Këshillimin Kombëtar që sapo u mbyll. Deri në orën 8 të mëngjesit të ditës së sotme në email-in e PD-së kanë ardhur 132 email-e me emrin përkatës që publiku propozon për president. Një pjesë e rëndësishme është edhe këshllimi me shoqrinë civile dhe nesër në këtë sallë do ketë një takim. Ftesa është e hapur për të gjitha organizatat e shoqërisë civile të vijnë me propozimet e tyre. Data 29 prill do jetë data e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve. Deri në fund të majit ne do kemi arritur të ezaurojmë të gjatë hapat e procesit dhe pse jo zgjedhjen e kreut të shtetit që në raundin e parë edhe pse Kushtetuta e ka lënë të hapur zgjedhjen deri në 5 raunde. Sot secili deputet i PS-së duhet të votojë për emrin e kandidatit për president. ” – tha ndër të tjera Balla.