Vendosni fjalën kyçe....

DASH mund të përcaktojë Rusinë si ‘vend sponsor i terrorit’


Shtëpia e Bardhë i ka lënë Departamentit të Shtetit autoritetin për të caktuar Rusinë si një sponsor shtetëror të terrorit dhe SHBA-ja mund ta ndërmarrë atë hap në mes të pushtimit rus të Ukrainës dhe mizorive të pretenduara të saj kundër popullit ukrainas.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha se po DASH shqyrton përcaktimin e Rusisë si vend sponsor shtetëror i terrorit.

“Sponzori shtetëror i terrorizmit emërtimi vendos një sërë kufizimesh.” – i tha Price MSNBC të hënën mbrëma duke shtuar se ‘këto janë hapa që janë ndërmarrë tashmë ndaj Rusisë kështu që efekti praktik i kësaj mund të mos jetë më shumë se sa i takon emrërtimit’.

Emërtimi është rezervuar deri tani vetëm për Iranin, Korenë e Veriut, Kubën dhe Sirinë, sipas CNN.

“Ky është një mjet që mbetet për t’u marrë dhe sigurisht që ne vazhdojmë të shikojmë të gjitha masat e mundshme.” – tha Këshilltari i lartë i Këshillit të Sigurisë Kombëtare Matt Miller për CNN Tonight të hënën.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy kohët e fundit i bëri një thirrje të drejtpërdrejtë presidentit Joe Biden që Shtetet e Bashkuara të caktojnë Rusinë një ‘shtet sponsorizues të terrorizmit’, raportoi të premten ‘Washington Post’, duke cituar njerëz të njohur me bisedën e tyre.