Grupi terrorist ISIS u ka bërë thirrje anëtarëve dhe mbështetësve të tij që të bëjnë xhihad kundër Evropës dhe Izraelit, ndërkohë që Perëndimi është i hutuar nga situata në Ukrainë, sipas një mesazhi në internet të publikuar nga Times të hënën.
Xhihadistët duhet të godasin ndërsa ata që grupi i konsideron “kryqtarë” po luftojnë njëri-tjetrin, tha zëdhënësi i ri i IS-it, Omar al-Muhajir në mesazhin, e publikuar që përkon me muajin e shenjtë të Ramazanit.
Zëdhënësi i grupit terrorist u tha ndjekësve të armatosen, duke bërë thirrje për një fushatë hakmarrjeje për vdekjen e liderit Abu Ibrahim al Hashimi al Qurayshi – megjithëse ai dyshohet se u vra në fillim të këtij viti në një sulm të SHBA-së, jo nga evropianët apo izraelitët.