Një person është arrestuar pasi akuzohet për vjedhjen me armë të degës së postës në Kamëz.
Në pranga ka rënë 20-vjeçari Alger Kurti, banues në Kamëz, ndërsa në kërkim është shpallur 30-vjeçari Elis Suçi, banues në Kamëz, i dënuar më parë për vjedhje.
Ata akuzohen se nën kërcënimin e një arme kanë grabitur një shumë parash nga dega e postës në Kamëz.
Të ndaluarit i është sekuestruar një aparat celular e veshje që dyshohet se janë përdorur gjatë grabitjes.
Njoftimi
“Komisariati i Policisë Nr. 5 në Kamzë ka arritur të zbulojë dhe të arrestojë, njerin nga grabitësit me armë të filialit të Postës së Kamzës, që ndodhi dje në mesditë.
Në operacionin e koduar ‘Filiali 2’ u bë e mundur arrestimi i 20-vjeçarit Algert Kurti, banues në Kamëz. Ai akuzohet për ‘Vjedhje me dhunë’ kryer në bashkëpunim. Po ashtu, u shpall në kërkim bashkautori tjetër, 30-vjeçari Elis Suçi, banues në Kamzë, i dënuar më parë për vjedhje.
Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se këta shtetas, më datë 18.04.2022, rreth orës 14:20, nën kërcënimin e një arme, kanë marrë një shumë parash në filialin e postës Shqiptare në Kamzë dhe janë larguar.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një aparat celular dhe veshje, të cilat autorët dyshohet se i kanë përdorur gjatë kryerjes së krimit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.”