Vendosni fjalën kyçe....

Kundërpërgjigja e Metës ndaj Ramës: Shpopullimi i Shqipërisë, i programuar nga Rilindja lokale dhe nderkombetare


Presidenti Meta i është përgjigjur sulmit nga kryeministri Rama e ka bërë thirrje për ndaljen sa më parë të zbrazjes së vendit të programuar nga Rilindja vendase e ajo ndërkombëtare.

Teksa i ka bërë jehonë një lajmi që flet për largimin e qytetarëve nga vendi, ai thekson se modeli në fjalë është model dëshpërimi e asgjësimi.

Meta bën thirrje për ndalimin e shkretimit të programuar të vendit nga ‘Rilindja’ lokale e ndërkombëtare.

Më herët kryeministri Rama e sulmoi ashpër kreun e shtetit gjatë takimit me deputetët e PS-së ku u diskutua zgjedhja e presidentit të ri. Kreu i qeverisë tha se Ilir Meta ka qenë presidenti më skandaloz që ka pasur vendi dhe se kreu i ri i shtetit duhet të jetë modeli i kundërt i tij.

“Treguesit demografikë të INSTAT, dëshmojnë për zbrazjen katastrofike të vendit. Shqipëria ka në vit 50 mijë qytetarë më pak edhe përtej edhe skenarit më negativ të parashikueshmërisë së zvogëlimit demografik. Thënë ndryshe çdo vit fshihet nga harta popullsia e një qyteti mesatar. Ky është një alarm i kuq për ndaljen sa më parë dhe me çdo kusht të këtij shterrimi asgjësues të popullit. Ky model “zhvillimi” nuk është gjë tjetër veçse model dëshpërimi dhe asgjësimi. Koha për të ndalur këtë shkretim, të programuar të vendit nga “Rilindja” lokale dhe ndërkombëtare.” – shkruan Meta.