Liverpooli ka shënuar fitore bindëse në derbin ndaj rivalit të vjetër, Manchester Unitedit.
Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp fitoi në “Anfield Road” me rezultatin 3:0, për të marrë përkohësisht edhe pozitën e liderit në tabelën e Premierligës
Luis Diaz (5’), Mohamed Salah (22’, 85’) dhe Sadio Mane (68’) shënuan golat e fitores për vendasit.
Pas 32 ndeshjeve të zhvilluara, Liverpooli ka 76 pikë dhe tani pozicionohet i pari në tabelë, me dy pikë më shumë se Manchester City. Por, skuadra e Pep Guardiolas tani ka një ndeshje më pak.
Kurse, Manchester United tani renditet i gjashti me 54 pikë.