Deputeti i PD, Edi Paloka deklaroi në emisionin “Frontline” se kërkesa e PS për bisedimet që do të fillojnë ditën e nesërme me opozitën për emrin e ri të Presidentit është një teatër.
Paloka tha se presidenti do të zgjidhet nga Rama dhe ai e ka caktuar një emër tashmë.
“Nuk ka naivë të besojë se Rama po zhvillon një proces për të gjetur president. Është e gjitha një teatër që ka regjisor Ramën. Ai e ka caktuar se kush do të jetë Presidenti. Është thjesht lojë. Do të vijojë deri kur të votohet dhe ta zgjedhi presidentin që ka në kokë. Edhe po sikur të ketë rënë dakord me Alibeajn, që edhe kanë një bazë tek takimet e ambasadores Yuri Kim, Alibeaj është në një pozicion të vështirë të bjerë dakord me ta. Nuk diskutohet që president do të zgjidhet ai që do Rama”-deklaroi Paloka.