Vendosni fjalën kyçe....

“Procesi për zgjedhjen e presidentit 100 për qind i vërtetë, nuk na duhet një president i PS-së” – Rama


Kryeministri Rama ka theksuar në mbledhjen e grupit parlamentar se zgjedhja e presidentit të ri është një proces 100% i vërtetë duke shtuar se bëhet fjalë për një përgjegjësi të madhe.

Kreu i qeverisë tha se propozime e opozitës do merren parasysh nëse janë të arsyeshme duke qenë se PS-ja nuk do një president për vete.

Po kështu ai sulmoi sërish presidentin e tanishëm Meta duke thënë se ka thyer rekordet e anormalitetit gjatë ushtrimit të detyrës.

“Dua t’u siguroj që ky proces është 100% real. Kemi një përgjegjësi shumë të madhe, askush nuk e mban dot këtë përgjegjësi i vetëm. Të gjithë deputetët duhet të ndihen pjesë e procesit realisht. Duhet të shohim edhe mundësinë që të hyjmë në raundet e para me më shumë se një kandidaturë. Nëse do kemi propozime të arsyeshme nga opozita nuk kemi asnjë arsyr që të mos i marrim në konsideratë. Nuk na duhet njëë president i PS-së po na duhet një president që të ketë mbështetje shumë më të gjerë dhe mbi të gjitha të jetë një njeri normal. Kemi pasur probleme me presidentët e fundi po me këtë të fundit kemi thyer rekordet e anormalitetit.” – tha ndër të tjera Rama.