Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Ilir Meta presidenti më skandaloz që ka pasur vendi


Kryeministri Rama e ka quajtur presidentin Meta si më skandalozin që ka njohur vendi.

Ai e bëri deklaratën gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së ku po diskutohet zgjedhja e presidentit të ri teksa Metës i skadon mandati në korrik të këtij viti.

Kreu i qeverisë theksoi se kreu i ri i shtetit duhet të garantojë disa pika për rolin që do mbajë.

“Nuk mjafton të zgjedhim një person që do ishte më i përshtatshëm për atë rol se Ilir Meta. Po duhet një person që të rrezatojë normalitet, që të ketë integritet, që të garantojë respektin mes institucionit të presientit dhe aletaëce tanë strategjikëmiqve të Shqipërisë, që të sigurojë një nivel profesionalizmi në adresimin e gamës së çështjeve që lidhen me presidentin e Shqipërisë si dhe të përçojë një frymë përbashkuese për qytetarët e Shqipërisë, përtej bindjeve të tyre politike. Këtu sfida vështirësohet dhe përzgjedhja është shumë më e ngushtë. Ilir Meta ka qenë presidenti me skandaloz që ka njohur historia e institucionit. Kur e zgjodhëm asokohe menduam se do ishte një president i duhur për Shqipërinë por rrjedha e ngjarjeve tregoi të kundërtën.” – tha Rama.