Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Presidenti i ri e kundërta e Metës, do ketë një ligj që do rregullojë funksionin e tij


Kryeministri Rama ka pohuar sot se kreu i ri i shtetit do zgjidhet nga Kuvendi por tha ndër të tjera se emri i presidentit të ri do diskutohet dhe me publikun.

Gjatë fjalës së tij me deputetët e grupit parlamentar të PS-së, kreu i qeverisë tha se Meta e ka kthyer Shqipërinë në vend qesharak lidhur me medaljet e shpërndara prej tij.

Në fund të fjalës së tij, Rama tha gjithashtu se presidenti i ri do jetë e kundërta e Metës dhe se kreu i ri i shtetit që do ulet në zyrë do ketë një ligj që rregullon funksionin e detyrat e tij.

“Në të gjitha rastet, presidentin do e zgjedhjë Kuvendi por ne kemi detyrimin t’ua japim njerëzve mundësinë të shprehen për këtë temë duke përcaktuar disa piketa. Shqipëria është Republikë e pastër parlamentare dhe s’e mban dot një president të zgjedhur nga populli. Vendi mund të ketë president të zgjedhur nga populli por për këtë duhet ndryshuar Kushtetuta. Ilir Meta shkeli Kushtetutën, gjë që e konfirmoi edhe Gjykata Kushtetuese duke konfirmuar vendimin e parlamentit. Se çfarë duhet të bënte tjetër Ilir Meta mbetet enigmë që s’do e mësojmë dot kurrë. Presidenti i ri që do hyjë në zyrë do ketë një ligj që rregullon funksionin e tij. Në të gjitha kontinentet, nga Polonia në Australi, nga Nigeria në Brazil. Sistemi i medaljeve është sistem i njohur. Ilir Meta e ka bërë Shqipërinë qesharake me dekret presidencial. Edhe kjo do ndryshojë. A dhe Z-H-ja e kësaj historie është se na duhet një njeri normal në krye të shtetit. Për të gjetur një kandidaturë të tillë duhet të niseni nga e kundërta e Ilir Metës.” – tha Rama.