Ish-presidenti amerikan Donald Trump u kërkoi të hënën udhëheqësve ukrainas dhe rusë që të nënshkruajnë së shpejti një marrëveshje paqeje, ose ‘të gjithë do vdesin’.
“Nuk ka kuptim që Rusia dhe Ukraina të mos ulen dhe të përpunojnë një lloj marrëveshjeje. Nëse nuk e bëjnë së shpejti, nuk do të mbetet gjë tjetër veç vdekjes, shkatërrimit dhe masakrës.” – tha Trump në një deklaratë të hënën.
”Kjo është një luftë që nuk duhej të ndodhte kurrë, por ndodhi. Zgjidhja nuk mund të jetë kurrë aq e mirë sa do të kishte qenë para fillimit të të shtënave, por ka një zgjidhje dhe duhet kuptuar tani, jo më vonë kur të gjithë do të kenë vdekur!.” – tha ish-presidenti i SHBA-së.
Deklarata e Trump vjen pas raporteve se Rusia ka rinisur sulmin në pjesën lindore të Ukrainës.