Ministria turke e Mbrojtjes ka publikuar pamjet e ofensivës së saj ushtarake kundër forcave kurde në Irakun verior. Ankaraja nisi fushatën e saj të fundit kundër militantëve, të cilët i konsideron terroristë, të dielën në mbrëmje.
Turqia anëtare e NATO-s e etiketon sulmin një ‘operacion special’. Në video shfaqen avionë luftarakë, helikopterë sulmues, artileri dhe forca tokësore në veprim. Shumica e pamjeve janë filmuar me pajisje për shikim natën.
Fushata turke, ‘Operacioni Claw-Lock’, është një veprim ndërkufitar nga forcat turke që synojnë militantët kurdë në Irakun verior. Ankaraja e konsideron Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe Njësitë e Mbrojtjes së Popullit (YPG) organizata terroriste.
Operacioni në vazhdim u përqendrua në rajonet e Metina, Zap dhe Avasin-Basyan, njoftoi ushtria turke.