“Amazonas and Titans” ishte aktiviteti ndërkombëtar i cili mblodhi bashkë artistë, krijues profesionistë të fushave të ndryshme të artit si pikturë, skulpturë, fotografi artistike, muzikë, teatër, kinema, etj.
Aktiviteti është organizuar nga Bashkia e Izmirit në bashkëpunim me “Organizatën e artistëve profesioniste, dhe aktivistë” në Izmir, Turqi.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të “Ditës Botërore të Artit” duke i dhënë vëmendje artistëve, krijimeve artistike dhe ditës ndërkombëtare që i përfaqëson!
Shqipëria u prezantua në këtë aktivitet nga Jona Dividi me një kompozim të realizuar në teknikën e vajit, me titull: “Women can”!
Dividi u vlerësua në akvitetin aktivitetin “Amazonas and Titans” me certifikatë e vlerësimit dhe “Pllakatën si Guest of Honor” .