Vendosni fjalën kyçe....

Biden fajëson Rusinë për inflacionin në SHBA (Video)


Presidenti i SHBA-së Joe Biden pranoi të martën se bllokimet e pandemisë Covid-19 ishin shkaku kryesor i inflacionit, por fajësoi edhe homologun e tij rus Putin, për çmimet e larta të gazit në vend. Popullariteti vendas i Biden ka pësuar rënie në mes të inflacionit më të keq që nga viti 1981.

Shtëpia e Bardhë është përpjekur të fajësojë për inflacionin operacionin ushtarak të Rusisë në Ukrainë gjatë gjashtë javëve të fundit, duke këmbëngulur në frazën ‘rritje e çmimit të Putinit’ për të përshkruar çmimet e larta të karburantit e gazit.

Biden e përsëriti me përkushtim këtë gjë në një fjalim në Neë Hampshire të martën, por më pas e bëri Rusinë si fajtorin kryesor.

Ka dy arsye për çmimet e larta, tha Biden.

“I pari ishte Covid. Për shkak të pandemisë, ne patëm ndërprerje në furnizimin tonë me materiale të rëndësishme, kështu që çmimet u rritën.”­ – tha ai

“Dhe arsyeja e dytë e madhe për inflacionin është Vladimir Putin.” – tha ai më pas.

Presidenti rus u përgjigj duke thënë se Moska nuk kishte ‘absolutisht asnjë lidhje me rritjen e çmimeve të gazit në SHBA. pasi eksportet e Rusisë në SHBA janë të papërfillshme.

“Ata thjesht fshihen pas këtyre vendimeve për të mashtruar edhe një herë popullsinë e tyre.” – tha Putin muajin e kaluar.