Prej orës 13:00 në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit zhvillohet seanca gjyqësore ndaj Prokurores Elisabeta Imeraj. Komisioneri Publik Florian Ballhysa ka kërkuar shkarkimin e Imerajt duke renditur një sërë arsyesh që për të përbëjnë shkak për largimin nga sistemi i drejtësisë të prokurores.
Komisioneri publik tha gjatë seancës se gjatë shqyrtimit në Kolegj subjekti i vlerësimit nuk ka mundur të provoje ligjshmërinë e krijimit të pasurisë. Sipas tij ka mospërputhje në deklarimet e bashkëpronesisë, nuk është deklaruar kontrata paramartesore nga Imeraj.
Elisabeta Imeraj u shpreh se Komisioneri Publik nuk bëri asnjë interpretim se në çfarë deklarimesh ndër vite nuk korrespondojnë. Ajo e akuzoi se ai përdor një kartelë pronësie false, të cilën institucioni i hipotekës nuk e pranon se e ka nxjerrë.
“Cilat veprime juridike kam bërë unë i nderuar Komisioner? Çfarë sjelljesh kam bërë unë me këto pasuri që si kam pasur. Komisioneri të na prezantojë se ccfarë do të thotë person i përfshirë në krim të organizuar për ish bashkëshortin dhe ish kunatin tim. S’mund të bëhen hamendësime por duhen prova konkrete. Letra anonime ju i prezantoni si prova, por janë shpifje. S’ka asnjë akt e dokument zyrtar që i provon”, deklaroi Imeraj.