Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi akuza Bashës: Shiti kauzën opozitare në zgjedhjet e 25 prillit


Monika Kryemadhi ka akuzuar ish-kreun e PD-së Lulzim Basha se ka shitur betejën opozitare në zgjedhjet e 25 prillit.

Në një bashkëbisedim me gazetarët në emisionin ‘Opinion’ kryetarja e LSI-së ha gjithashtu se lekët e inceneratorëve janë përdorur për të blerë vota në zgjedhjet e 25 prillit.

“Lulzim Basha e shiti betejën opozitare. Po të shihet marrëveshja e 5 qershorit dhe më pas shkelja e saj nga Edi Rama, në periudhën ndërmjet Lulzim Basha ka pasur takime me ambasadorë të caktuar. Përdorimi i parave të inceneratorëve për blerjen e votave në zgjedhjet e 25 prillit. Janë votat që ka marrë Lefter Koka, Alqi Bllako. Po të shihen faturat dhe lëvizjet e parave në atë kohë është e qartë se janë lekët e inceneratorëve. Kemi një vendim të Gjykatës së Lartë që bën me dije se ë paktën katër ministra nga qeveria e asaj kohe kanë pasur dijeni që po miratonin një financim për një procedurë të parregullt për inceneratorin e Elbasanit.” – tha Kryemadhi.