Një projekt i financuar nga Ambasada e Holandës në Shqipëri që zbatohet nga Instituti për Studime Publike dhe Ligjore është prezantuar ditën e sotme në Tiranë në kuadër të javës holandeze.
Projekti ka pwr synim qw organizatat e shoqërisë civile shqiptare të kontribuojnw në progresin e reformës në drejtësi dhe rritjen e ndërgjegjësimit qytetar ndaj këtij procesi.
Pjesëmarrës në tryezë kanë qenë Klotilda Bushka, kryetare e Komisionit për Çështjet ligjore, inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani dhe kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami.
Gjatë eventit është janë prezantuar dhe shkëmbyer mendimet nga pjesëmarrësit mbi gjetjet dhe konkluzionet e disa produkteve të projektit deri në këtë fazë të parë, konkretisht analiza e strategjisë ndër-sektoriale e Drejtësisë 2021-2025; dhe paketa e indikatorëve të Strategjisë ndër-sektoriale të drejtësisë për vitet 2021-2025.
Analiza e Strategjisë Ndër-Sektoriale të Drejtësisë 2021-2025 ka qartësuar për publikun mënyrën sesi duhen kuptuar qëllimet politike, objektivat, rezultatet dhe masat e parashikuara në këtë Strategji; ka identifikuar aspekte dhe elementë që duhen përmirësuar në të ardhmen, si në pjesën përmbajtësore, ashtu edhe në formulimet e ndryshme të këtij dokumenti tejet të rëndësishëm për reformën në drejtësi si dhe ka sugjeruar propozime konkrete përmirësimesh në pjesë të caktuara të dokumentit, me synimin për t’i ardhur në ndihmë Ministrisë së Drejtësisë në rast rishikimi të tij në të ardhmen.
Paketa e Indikatorëve e propozuar nga ky projekt, nga ana tjetër, është dakordësuar me institucionet shqiptare të drejtësisë dhe do të jetë instrumenti profesional i monitorimit të progresit të tyre nga ISPL në zbatimin e Strategjisë në kuadër të projektit gjatë vitit në vazhdim.
Të dyja këto produkte të projektit synojnë t’i ofrojnë, në mënyrë indirekte, shoqërisë civile, një model vëzhgimi dhe analize të ecurisë së Strategjisë Ndër-Sektoriale të Drejtësisë përgjatë katër viteve që do të vijnë.