Vendosni fjalën kyçe....

Nënkryetari i bashkisë: Mariupolit i mungon ushqimi, uji, ilaçet pas bllokadës 50-ditore


Pak më shumë informacione zbulohen nga nënkryetari i bashkisë së Mariupolit, Sergei Orlov lidhur me situatën në vendin e tij. Orlov thotë se në Mariupol jetojnë ende rreth 130 mijë qytetarë të cilët janë në bllokadë për më shumë se 50 ditë dhe vuajnë nga mungesa e ushqimit, ujit, ilaçeve dhe ndihmës.

Ai thotë për BBC Breakfast se qytetarët që po jetojnë përmes bombardimeve dhe sulmeve ajrore të vazhdueshme po hasin në “mungesë të gjithçkaje, mungesë jete”.

Orlov thotë se ushtarët ukrainas në Mariupol e kanë “shumë të vështirë” të mposhtin rusët, të cilët po rrethojnë fabrikën e çelikut Azovstal.

Sipas tij, trupat ruse vazhdojnë të përdorin armë të forta dhe të kryejnë sulme ajrore dhe granatime nga anijet luftarake me raketa, duke e bërë të vështirë për ukrainasit.

Nënkryetari i bashkisë thotë se Ukrainës i duhen armë të forta sa më shpejt të jetë e mundur për të mbajtur qytetin.