Komisioni i Punëve të Jashtme i Parlamentit Europian ka votuar me 66 vota pro raportin mbi vlerësimin e Komisionit Europian për progresin e Shqipërisë për sa i përket integrimit në BE.
Sipas eurodeputetëve mosçelja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut minon qëndrimin e publikut europian dhe është rrezik për politikën e zgjerimit. Sipas tyre, Tirana e Shkupi kanë plotësuar kushtet e vendosura për çeljen e negociatave, shkruan BW.
Raporti u bën thirrje vendeve anëtare që të nisin negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.