Vendosni fjalën kyçe....

Plagosja e 28-vjeçarit në Shkodër, shpallet në kërkim autori i dyshuar


Edis Reçaj

Edis Reçaj

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes së 28-vjeçarit Edis Reçaj. Ngjarje që ndodhi mbrëmjen e kaluar në lagjen Perash të Shkodrës.

Sipas “Shqiptarja.com”, i plagosuri dhe i dyshuari kanë qenë së bashku në të njëjtën makinë. Emri i këtij të fundit nuk është bërë ende i ditur.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.

Reçaj mori një plumb në këmbë, ndërsa shkoi vetë në spitalin e Shkodrës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje. Ka qenë një telefonatë për të shtëna me armë zjarri që ngriti në këmbë policinë e Shkodrës mbremjen e kaluar, por nga kontrollet në zonë nuk u gjet asnjë provë. Më pas Spitali i Shkodrës njoftoi se një person i plagosur me armë zjarri kishte mbërritur në urgjencë. Ai u identifikua si Edis Reçaj, 28 vjeç.

Ngjarja ndodhi pranë një lokali në lagjen Perash, ku Reçaj ka marrë një plumb në këmbë. Ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.