Policia e Lezhës ka publikuar informacionin zyrtar mbi ngjarjen e ndodhur më herët në këtë qytet, ku ambientet e zyrës së noterit Vasil Martini u përfshinë nga flakët.
Sipas policisë, nga ky incident ka dëme të konsiderueshme dokumentacioni, por të cilat mund të sigurohen përsëri, pasi noteri i ka të ruajtura dhe në kompjuter.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për përcaktimim e shkakut të zjarrit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË
Në orët e para të mëngjesit, në qytet Lezhë, në ambientet e brendshme të zyrës noteriale në pronësi të shtetasit V.M. 56 vjeç, banues në Lezhë, ka rënë zjarr.
Nga kqyrja paraprake, administrimi i të dhënave dhe pyetja e personave që kanë dijeni për gjithë dokumentacionin që ndodhej në zyrën noteriale në momentin e rënies së zjarrit, konfirmohet se ka dëme të konsiderueshme dokumentacioni, por janë dokumentacione që mund sigurohen përsëri.
Vazhdojnë veprimet hetimore në bashkëpunim me ekspertë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për përcaktimim e shkakut të djegies dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.