Vendosni fjalën kyçe....

Rushaj dhe Veizaj propozime Alibeajt për platformën e bashkimit të PD


Deputetët e Partisë Demokratike Alfred Rushaj dhe Fation Veizaj përmes një letre drejtuar Enkelejd Alibeajt, kanë propozuar ndryshime në platformën për bashkim.

Ata këkruan që në platformë të përcaktoheshin qartë kriteret e kandidatit për kryetar të PD-së që nuk duhej të ishin përjashtuese për askënd.

Një pikë tjetër në letrën drejtuar Alibeajt, ishte që në dokumentin ku propozohej formula për bashkimin e PD-së, të përcaktoheshin qartë edhe afatet e riorganizimit të Partisë Demokratike, në mënyrë që të mos shkohej në zgjedhjet e ardhshme lokale me një parti me struktura të pakolauduara.

Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD e planifikuar për ditën sotme në orën 16:00, do të spostohet për ditën e nesërme, në orën 09:00.

Ky spostim është bërë pasi babai i deputetit Luçiano Boçi ka ndërruar jetë dhe përcjella e trupit për në banesën e fundit do të behën këtë pasdite në 16:00.