Vendosni fjalën kyçe....

Top Channel e ‘propozon’ për president, ironizon Gjergj Luca: Po bëheni si TV Shijaku (Video)


 

Biznesmeni Gjergj Luca ka ironizuar Top Channel-in pasi ky i fundit e propozoi për president.

Me jo pak shpoti ai ka pohuar se Top Channel është kthyer si TV Shijaku.

Ai përmend miqësinë me themeluesin e Top Media, Dritan Hoxha duke shprehur keqardhjen që gjenialitetin e talentin e tij ata që janë sot po e zbehin duke e katandisur Top Channel-in në ndriçim të mejhaneve politike.

“Sapo pashë një kronikë të televizonit më të madh kombëtar Top Channel. Aty pashë edhe veten time që më kishin marrë si shembull. Fillimisht më erdhi mirë po kur e pashë me kujdes pashë që aty mrena kishte pak mish dhie me thënë të drejtën, pak ironi. Po pse të ketë ironi. Le të vijë redaksia e Top Channel dhe të bëjë analizë sesi kemi administruar ne për pesë vjetse edhe unë jam preisdent i qytetit tim dhe kam një flotë që është nder për Shqipërinë. Duke parë kronikën m’u kujtua një miku im i shtrenjtë. Ky ishte nga të paktët gjeni që në gjykimin tim ka nxjerrë ky vend. Ishhte Tani, Tani i Top-it. Ai njeri me gjenialitetin e vet krijoi një staf të mrekullueshëm. Pjesë që është edhe sot. Sot Top Channel vazhdon ta ketë atë dritë, atë shkëlqim prej punës së madhe dhe talentit të madh që kishte ai gjeni. Mbase e kam gabim po këta njerëz po e kthejnë atë dritë në një ndriçim të mejhaneve politike për president.” – thotë Luca.