Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj: Ne kemi çmimin më të ulët të biletës së autobusit në rajon


Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ishte i pranishëm sot në prezantimin e flotës së gjelbër të Autobusëve Elektrikë në Tiranë.

Veliaj deklaroi se çmimi i biletës së urbanit në Tiranë është më i ulti në rajon. Ndërsa u ndal në kushtet e krizës së naftës të shkaktuar nga lufta në Ukrainë, Veliaj i siguroi qytetarët se çmimi i biletës do të vijojë të jetë i pandryshueshëm.

“Ne kemi bërë një skaner të gjithë tregut. Në të gjitha rajonin çmimi i autobusit është më më i ulëti. Në Tiranë çmimi i biletës së urbanit është 40 lekë, në Prishtinë 50 cent.

Kush del proteston që u rrit çmimi i autobusit, sa ka zbrit nga makina dhe gënjen. Bashkia filloi që përpara krizës së naftës për të subvencionuar shërbimin, pas krizës së naftës ështe dhe qeveria që subvencionin çmimin e karburantit për kompanitë.”– tha Veliaj.

Më tej ai shpjegoi se për çfarë arsye Tirana nuk mund të ketë një metro.

“Së bashku me projektin e GIZ ne duamë të kthejmë tre linja të autobusit, linjën Kinostudio-Kombinat, Unazën dhe e Tiranën e Re me korsi të dedikuara, si tram ose metro por me rrota.

Ka shumë njerëz që thonë pse nuk bëjmë një Tram, ose një metro. Së pari se nuk gënjejmë për fushatë.

E dyta është ‘llogari Olimbi’. Shumë vende të Ballkanit përballojnë metronë vetëm fal subvencioneve pasi janë vende të Bashkimit Evropian. Një kilometër metro kërkon 300 milionë euro nëse bëhet nga një kompani europiane dhe 250 milionë euro nëse bëhet nga një kompani kineze. Janë buxhete të papërballueshme për stadin ku ndodhet Shqipëria.”– tha Veliaj.