Vendosni fjalën kyçe....

Zelensky: Lufta do të kishte përfunduar nëse Ukraina do të kishte armë më të mira


Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se nëse Ukraina do të kishte akses në armë më të mira “të krahasueshme me ato të përdorura nga Rusia, ne tashmë do ta kishim përfunduar këtë luftë”.

Në një videomesazh, presidenti Zelensky tha se “në të gjitha intervistat dhe negociatat e mia me liderët e botës demokratike, është e padrejtë që Ukraina është ende e detyruar të kërkojë atë që partnerët e saj kanë ruajtur prej vitesh”.

Ai tha se nëse këto vende kanë armët dhe municionet që i duhen Ukrainës, “është detyra e tyre morale të ndihmojnë në mbrojtjen e lirisë, për të shpëtuar jetën e mijëra ukrainasve”.

Zelensky shtoi më tej se nëse vendi i tij merr armët që i janë premtuar në javët e ardhshme, do të shpëtojë jetën e mijëra njerëzve.

Presidenti Zelensky shtoi se intensiteti i të shtënave ruse në Kharkiv në Donbas dhe në rajonin e Dnipropetrovsk është rritur, madje duke synuar strukturat civile.

“Fati i dhjetëra mijëra banorëve të Mariupolit që u zhvendosën në territoret e kontrolluara nga Rusia nuk dihet.”– tha Zelensky, citon BBC.

Kjo vjen pasi ministria e mbrojtjes e Rusisë u ka bërë një ultimatum të ri trupave ukrainase që qëndrojnë në qytetin e rrethuar të Mariupolit për të lënë armët.