Vendosni fjalën kyçe....

Zgjidhet kreu i degës së PD-së në Divjakë


Elizabeta Rredhi është zgjedhur në krye të degës së PD-së në Divjakë pas zgjedhjeve të zhvilluara ditën e sotme.

Ajo ka marrë 59% të dotave përkundrejt rivalit Gjergji Janko.

Ditët e fundit PD ka zhvilluar zgjedhjet në degët e saj në mbarë vendin.

Njoftimi

“Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të PD Divjakë. Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetare e PD dega Divjakë u shpall znj. Elizabeta Rredhi me 59% të votave. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.”