Vendosni fjalën kyçe....

Zjarri përfshin zyrën e noterit në Lezhë, digjen dokumente me vlerë


Përfshihen nga flakët zyrat e një noteri në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3:30 minuta të mëngjesit të së mërkurës, ku flakët kanë përfshirë katin e parë të një objekti pranë kryqëzimit të semaforëve në rrugën Luigj Gurakuqi në qytetin e Lezhës.

Nga zjarri janë shkrumbuar plotësisht zyrat e noterit të njohur Vasil Martini.

Ndërkohë zjarrfikësit kanë arritur që të shuajnë flakët, në mënyrë që ato të mos përhapen tek bizneset e tjera që ndodhen aty pranë.

Besohet se noterit i janë djegur dokumente me vlerë.