Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Alibeaj ka thënë pas përfundimit të mbledhjes në selinë blu se PD do përballet me kryeministrin Rama për presidentin e ri.
Ai tha se PD-ja nuk mund të shmanget me bishtin ndër shalë po do përballet duke grisur fasadën e zarfeve.
“Na duhet presidenti i shqiptarëve. Nuk mund të degradojë procesi zgjedhjes futur ne zarfe të turpshme dhe qesharake. PD nuk mund të shmanget me bishtin ndër shalë. Duhet të përballemi me Ramën, jo duke ikur, por duke ia grisur fasadën që do të bëjë me zarfe dhe shoqëri civile. Është detyrim i opozitës. Duhet një proces që do respektoje figurën e Presidencës.” – tha ndër të tjera Alibeaj.