Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Me Alibeajn nuk kam asnjë problem, reagimi i Yuri Kim qesharak, ka marrë fund loja me opozitë kukull


Ish-kryeministri Sali Berisha ka sqaruar në emisionin “Të Paekspozuarit” incidentin me Enkelejd Alibeajn ditën e sotme në foltoren e Kuvendit.

Berisha tha se nuk ka asnjë problem me Alibeajn por e kishte problemin me Edi Ramën.

Unë do të qartësoj çdo shqiptar, ai nuk është  një problem mes meje dhe Alibeajt, por mes meje dhe Edi Ramës. Edi Rama foli foli sa deshi dhe lakoi emrin tim 30-40 herë sa deshi. Në ligjin e parlamentit nëse deputeti gjatë diskutimit, por flet një deputet tjetër atij fill pas tij i jepet fjala dy minuta. Kanë krijuar një mekanizimi për të mos më dhënë fjalën. Para një muaji ndodhi e njëjta skenë, por nuk u ndala ta bëja. Ajo ishte një komande shumë e turpshme. Megjithatë e arkivova. Sot e njëjta skenë. Rama foli sa foli, unë kisha shtypur butonin për replike.

Unë u ngrita për të marrë fjalën. Atë e nxorën me vrap në platformë. Ky ishte një akti i shpëlarë. Për ndonjërin që mendon se nuk ishte e përgatitur. Pra këtu kemi të bëjmë me një njeri që keqpërdoret në mënyrë mjerane. Të bëhesh vegël për të mohuar të drejtën e një përgjigje”, tha Berisha.

Ndërkohë një përgjigje Berisha dha edhe për ambasadoren Yuri Kim që tha se qëndrimi i saj është qesharak dhe se ka marrë fund loja me opozitë kukull.

Pozicion qesharak i Guvernatores, e cila merr përsipër të interpretojë rregulloren e parlamentit dhe të protestojë se akuzohet qeveria dhe se nuk duhet bërë akuza. Natyrisht ajo që mund ti them zonjës është se merr fund loja me opozitë kukull. Nuk ka më opozitë kukull. Një nga zhvillimet me pozitive të Shqipërisë është kjo”-tha Berisha.