SHBA-ja e BE-ja kanë arritur ‘një konsensus të gjerë mbi nevojën për të rritur presionin ndaj Kremlinit’ përmes vendosjes së më shumë sanksioneve, njoftoi qeveria italiane të martën, duke shtuar se ata kishin rënë dakord gjithashtu për nevojën për të ‘rritur izolimin ndërkombëtar të Moskës’.
Deklarata u bë gjatë një takimi virtual mes SHBA-së dhe krerëve të vendeve aleate evropiane në lidhje me fazën e fundit të luftës në Ukrainë.
“Ne do të rrisim sanksionet tona kundër Rusisë përsëri.” – konfirmoi presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në një postim në Twitter.
Nuk është e qartë saktësisht se cilat sanksione janë planifikuar, megjithëse industria e energjisë parashikohet të jetë objektivi më i mundshëm. Pjesëmarrësit e konferencës ripohuan ‘përfshirjen e tyre të përbashkët për të shumëfishuar burimet e energjisë duke pakësuar në këtë mënyrë varësinë nga furnizimet ruse’, sipas njoftimit për shtyp nga qeveria italiane.
Ministri i Ekonomisë i Francës, Bruno Le Maire, zbuloi të martën se ai shpresonte të bindte fqinjët më ngurrues të vendit të tij për nevojën e një embargoje të plotë ndaj importeve të naftës ruse, duke fajësuar vendet e paidentifikuara që janë ende ngurruese dhe duke u ankuar se mund të duheshin javë për të marrë një bashkërendim mbi këtë temë.
Gjermania në veçanti ka dalë ashpër kundër idesë, duke paralajmëruar se kjo do e çonte vendin në një recesion të madh.