Vendosni fjalën kyçe....

“I turpshëm gjesti që bëtë” – Berisha përplaset me Nikollën: I turpshëm akti yt, po vazhdove kështu do marrësh përgjigjen që meriton


Ish-kryeministri Sali Berisha mori fjalën sot në seancën plenare por pati një përplasje me kryeparlamentaren Lindita Nikolla, lidhur me incidentin e tij të mëparshëm që pati me Enkelejd Alibeajn.

Nikolla i tha atij se gjesti që bëri duke shtyrë Alibeajn ishte Ii turpshëm, ndërkohë Berisha iu kthyer se i turpshëm ishte veprimi i saj që s’i dha fjalën. Berisha e paralajmëroi Nikollën se nëse vazhdon kështu do marrë përgjigjet që meriton.

Pjesë nga diskutimi:

Nikolla: Ndjesa nuk është tipari juaj por ishte i turpshëm gjesti që bëtë në foltore Z.Berisha

Berisha: I turpshëm ishte akti yt.Unë kërkoja fjalën për replikë dhe rregullorja e Parlamentit njeh replikën përpara, kurse ju prevalonit diskutimin. Dhe unë mendoj se është hera e dytë që ti përdor fyerje por të jesh e bindur se po të vazhdosh në këtë mënyrë do marrësh përgjigjet më të merituara. Kaq të them.

 

Së pari, të dashur qytetarë dhe qytetare, jam sot këtu për të falenderuar për herë të parë Edi Ramën, i cili i tmerruar, në panik deklaroi se nuk bashkëpunon me mua. E siguroj që ky është një nder i veçantë dhe do të vazhdoj betejën time gjersa të marr vendin që meriton.

Por jam sot këtu gjithashtu për të thënë se një proces mafioz, i shndërruar njëlloj si tenderat sekretë që zhvillohen në Kryeministri, kurrë nuk mund të përlyhet opozita të marrë pjesë, së treti, ky është kryeministri i vetëm në Europë dhe në botë që nxirret forcërisht nga policia nga avioni.

Dhe a e dini ju se çfarë tmerri panë pasagjerët aty? Pasagjerët panë tmerr sepse… të lutem z.Pandeli… nga avioni me policë nxirren vetëm të burgosurit që një qeveri ia dorëzon një vendi tjetër me një marrëveshje.

Kur e panë se s’kishte hekura në duar u tmerruan edhe më shumë. E morën për Abdual Khasam, për përfaqësues të ndonjë organizate terroriste. Absolutisht po. Shkoni pyesni po të doni… (I mbyllet mikrofoni)

Nikolla ndërhyn: Mbaroi koha, ju lutem mos flisni nga vendi. Koha mbaroi, uluni.