Vendosni fjalën kyçe....

Identifikohet autori i dyshuar i plagosjes së të riut në Shkodër


Në foto: Edis Reçaj

Është identifikuar autori i dyshuar i plagosjes së Edis Reçajt në Shkodër. Sipas policisë dyshohet se autori është 31-vjeçari Elfat Salihi, banues në Shkodër.

Dy personat dyshohet se njiheshin me njëri-tjetrin dhe kanë qenë bashkë në mbrëmjen e 19 prillit ku edhe ka ndodhur plagosur Reçaj. Ky i fundit ka pohuar pas ngjarjes se nuk kishte dijeni se kush e kishte qëlluar.

Salihi nuk është emër i panjohur për policinë. Ai mbet i i plagosur në vitin 2016 pasi u qëllua me disa plumba pranë banesës së tij.