Vendosni fjalën kyçe....

Maks Haxhia rizgjidhet në krye të Dhomës Kombëtare të Avokatisë


Avokati i njohur Maks Haxhia është rizgjedhur në krye të Dhomës Kombëtare të Avokatisë në Shqipëri.

Sipas “Shqiptarja.com”, Haxhia ka marrë 76 vota pro.

Kundër tij garonte për këtë post edhe Saimir Vishaj, i cili ka marrë vetëm 9 vota pro.

Maks Haxhia iu bashkua Dhomës Kombëtare të Avokatisë që në vitin1992 dhe është kryetar i saj prej vitit 2000. Gjithashtu, ai është anëtar i bordit të Shkollës së Magjistraturës prej vitit 2000.

Avokati është shumë i njohur për shkak të profilit të lartë të klientëve të tij që ka mbrojtur nëpër salla gjyqi, mes të cilëve përmendim edhe ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.