Vendosni fjalën kyçe....

Me profesion avokat, gjendet me fytin e prerë shtetasi shqiptar në Itali


Një burrë i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në Itali. Trupi i pajetë u gjet në galerinë BNL që lidh Emilia Santo Stefano dhe San Giuseppen, në qendrën historike të Reggio Emilias. Ka qenë një kalimtar i rastit që ka gjetur trupin dhe ka raportuar ngjarjen në polici.

Sipas mediave italiane, viktima është një 49-vjeçar me kombësi shqiptare, pa precedentë penalë. Ai u gjet me prerje në fyt dhe një thikë në dorë.

Viktima quhej Aineo Redo, ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë, me profesion avokat që mbulonte çështjet e emigracionit. Ai ishte larguar nga Shqipëria shumë vite më parë, në Itali u diplomua për drejtësi dhe ishte ortak në një studio të rëndësishme ligjore, e cila ndodhet disa dhjetëra metra larg tunelit BNL. I pasionuar pas sportit, ai luante në ekipin e avokatëve të Reggios.

Sipas hetimeve paraprake të hetuesve, të cilët po këqyrin pamjet e kamerave të sigurisë, Redo kishte shkuar në studio me biçikletë dhe më pas ishte larguar në këmbë. Në errësirën e galerisë, ai dyshohet se ka vrarë veten duke mbajtur thikën që i gjendej ende në dorë, të shtrënguar në grusht. Por vetëm raporti i mjekut dhe hetimet për gjetjet e sekuestruara në zonë nga karabinierët, do të mund të pastrojnë zbardhin të gjitha dyshimet.