Vendosni fjalën kyçe....

Ministrja Balluku po fliste për çmimin e energjisë, në Kuvend ikin dritat


Seanca e Kuvendit u ndërpre për pak çaste ndërsa fliste ministrja e Infrastrukturës dhe e Energjetikës Belinda Balluku, për shkak se ikën dritat në sallë. E kjo në një kohë kur Balluku po fliste pikërisht për energjinë elektrike.

 “Energjia elektrike nuk është rritur asnjë qindarkë. Çmimi për të gjithë abonentët familjarë të lidhur në rrjetin e OSHEE-së do të mbetet i pandryshuar… (ikin dritat). Helidon ti gëzohesh gjithmonë. Shiko si u kthye. E pe me çfarë shpejtësie u kthyer?!”- tha Ministrja.

Edhe pse u deshën vetëm pak sekonda që dritat të riktheheshin, situata u bë shkak për komente nga salla.

Balluku më pas theksoi se bëhej fjalë për një defekt teknik dhe jo se i kishte shkëputur OSHEE: “U shkëputën dritat, por fatmirësisht jo nga OSHEE.”