Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla i ka bërë përsëri thirrje SPAK-ut që të marrë në pyetje ish-kryeministrin Sali Berishën.
Ndërsa po fliste lidhur me çështjen e CEZ-DIA, ai ngriti pyetjen “Si mund t’i besoj unë SPAK-ut?” kur nuk po e thërret Berishën.
Balla kërkoi që SPAK t’i shkojë deri në fund kësaj çështje dhe theksoi se asnjëri nuk duhet të vërë në dyshim ato që thotë SHBA për Berishën.
“Gjej rastin ta përshëndes pasi e kritikova se thonë mediat më në fund SPAK kanë vendosur të rihapin dosjen CEZ-DIA. Qoftë e vërtetë që SPAK të jetë zgjuar dhe të hapë edhe atë çështje. Ai që foli këtu ka një kallëzim penal nga Kuvendi i Shqipërisë për një dëm të shkaktuar shtetit shqiptar.
SPAK të jetë zgjuar dhe të hetojë edhe atë çështje. Kastriot Ismailaj është marrë në pyetje nga prokurorët. Është Berisha i pari që duhet të merret edhe si i akuzuar edhe si dëshmitar. Është Nuel Kalaj, personi që mori një thes me euro dhe i ngarkoi në makinë.
Është shitur një mall shtetëror pa i ditur vlerën dhe nuk dihet nëse shteti shqiptar i ka marrë lekët apo jo. Nuk e di njëri që ato u dhanë, u paguan. Pas 3 vitesh Sali Berisha e riktheu pas e anuloi privatizimin. Të shkojë drejtësia dhe ta marrë njëherë në pyetje Sali Berishën. Asnjë prej nesh nuk duhet të guxojë të vërë në dyshim atë që thonë SHBA.
Kur thonë që është i përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë dhe drejtësia nuk guxon ta thërrasë ende për çështje që është i kallëzuar. Për çfarë duhet ta besoj unë SPAK-un, nëse ata nuk e thirrin Sali Berishën? Prandaj Sali lëri këto se meqë guxove dhe kërcënove edhe kryetaren e Kuvendit, harroje ti Sali që mund të kërcënosh më ndonjë socialist apo qytetar se ç’bën me të tutë.”– u shpreh Balla.