Vendosni fjalën kyçe....

Përdhunimi e vrasja e Drita Saliajt në Mallakastër, burg përjetë Ervis Zotajn, 33 vite për dy të tjerë


Me burg përjetë është dënuar i riu Ervis Zotaj, i cili u gjykua fajtor për përdhunimin, vrasjen dhe hedhjen në rezervuarin e fshatit të Drita Saliajt.

Ngjarja e rëndë  ndodhi në fshatin Gjerbës të Mallakastrës në vitin 2020.

Me 16 e 17 vite burg u dënuan edhe Sindi Shehaj e Luis Saliaj, të cilë u gjetën fajtorë si bashkëpunëtorë të Zotajt.

51-vjeçarja u përdhunua e më pas u vra dhe u hodh në rezervuarin e fshatit Gjerbës.