Vendosni fjalën kyçe....

Rama ironi me PD-në: Ne jemi në kalë, mos na qani hallin ju poshtë kalit. Kur je aty poshtë çfarë nuk sheh


Kryeministri Rama ka ironizuar opozitën lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kreu i qeverisë iu drejtua opozitës duke i thënë që të mos ia qante hallin PS-së se ajo është në kalë, ndërsa opozita është poshtë tij dhe aty çfarë nuk sheh.

Po kështu ai tha se PS-ja do votojë çdo kandidat që plotëson kriteret, pavarësisht se kush e propozon.

“Ne jemi në kalë, mos na qani hallin ju nga poshtë kalit, dhe kur je poshtë kalit çfarë nuk të shohin sytë. Qëllimi për zgjedhjen e presidentit nuk është zgjedhja e njënashme e një presidenti nga radhët tona. Nëse do donim ta bënim, do e bënim. Duam ‘i japim vendit një president që të jetë përfaqësues përtej PS-së që duhert të garantojë disa cilësi të thjeshta që janë bërë të jashtëzakonshme nëse kihet parasysh kë kemi në zyrë. Nëse do na ndihmoni të shkojmë drejt zgjedhjeje, të biem dakord për një person që i përfaqëson këtë cilësi, ne do e votojmë. Nëse e propozoni do e marrim parasysh, nëse e propozon i vdekuri nuk meret parasysh.” – tha Rama.