Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Me Saliun nuk kemi punë, është i vdekur. Nëse PD do drejtohet nga ai do ndërpresim çdo marrëdhënie


Kryeministri Rama tha sot se PS-ja do i japë vendit një president që do jetë i të gjithëve.

Teksa foli për zgjedhjet e presidentëve të shkuar, duke denoncuar PD-në për sjelljen e saj, ai tha se kësaj here procesi do jetë i ndryshëm edhe pse partia e drejtuar prej tij i ka numrat për ta zgjedhur e vetme kreun e shtetit.

Po kështu ai paralajmëroi PD-në se do ndërpresë çdo marrëdhënie me të nëse ajo do vendosë ish-kryeministrin Berisha në krye të partisë.

“Sot kur të shkoj në shtëpi do pi një gotë ujë nga cezzma dhe nëse zonja Tabaku do më presë në shtëpinë e saj jam i gatshëm të pi ujë nga çezma. Do e bëj video dhe do e hedh në TikTok. Sot do flasim për zgjedhjen e presidentit, në kohën kur Saliu ishte gjallë. Ka qenë procesi që çoi në zgjedhjen e njëanshme të Bamir Topit. Pas Bamir Topit, u zgjodh toger Bujar Nishani. Ai doli thjesht nga ai proces sepse PD i kishte votat. Procesi më normal po që solli presidenti më anormal ishte në kohën kur nuk ishit këtu se ishit në procesin e revolucionit. Ju bëmë një dhuratë shumë bujare duke zgjedhur Ilir Metën president. Një president që edhe në ëndrrën tuaj më të harbuar nuk do e kishit parë aq të harbuar. Sot jemi në një proces tjetër. Kemi ngritur një përfaqësi për të komunikuar me të gjithë deputetët. Do e bëjmë këtë përpjekje jo se jemi të dëtyruar po se këta jemi ne. Kjo është ADN-ja e PS-së që në krye të herës. Dy gjëra duhet të jenë të qarta. E para, me Saliun ne nuk kemi punë, për ne Saliu është i vdekur, politikisht e institucionalisht. E dyta nëse do zgjidhni të drejtoheni nga një i vdekur, ne do ndërpresim çdo marrëdhënie me ju.” – tha Rama.